Home LAJME Ibrahimi: Zaev është i shantazhuar prej BDI-së, kjo nuk është një qeveri...

zeka-1

Deputeti dhe nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, në një intervistë për portalin A1On thotë se Zoran Zaev është i shantazhuar prej BDI-së. Sipas tij, LSDM është e shantazhuar edhe gjatë zgjedhjes së kryesisë së kuvendit që Besa të mos ketë nënkryetar.

A është kjo një qeveri reformuese?

– Unë këtë kam thënë edhe në fjalimin tim në Parlament, kjo qeveri më shumë duket se është e ricikluar se sa një qeveri e reformave. Ne kemi thënë se me një BDI të fortë në qeveri nuk mund të priten reforma. Shihni mënyrën se si u imponua zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit dhe e disa ministrave nga BDI, për tu siguruar se Zaev është shantazhuar nga BDI për pranimin e kuadrove të tilla. Dhe në qoftë se shantazhi është një shtyllë e koalicionit qeveritar, unë mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për reforma, por për një qeveri shantazhuese apo ricikluese.

Cili është mendimi juaj nga ministrat e BDI-së?

– Disa janë të panjohur, për ata nuk do të doja të komentoj, por për ata që kanë qenë më parë në skenë dhe vetë Zaevi tha se janë të korruptuar dhe publikoi “bomba” për ta. Tani është e mahnitshme se si papritmas ata na dalin të pastër dhe nuk ndiqen penalisht për asgjë. Ose Zaev nuk thotë të vërtetën kur tha se janë të korruptuar, ose ata janë të korruptuar dhe Zaev e fsheh të vërtetën rreth tyre.

Ibrahimi ka thënë se pret të fitojnë në komunat më të mëdha shqiptare, sa u takon zgjedhjeve lokale.

– Herët është të flitet për një gjë të tillë, tani për tani do të veprojmë të vetëm. Presim të fitojmë në komunat më të mëdha shqiptare dhe me të dëshmojmë gjak të ri dhe vullnet të ri për ndryshime të disa punëve në vend, veçmas në komunat shqiptare.

Ai thekson se Lëvizja Besa ka qenë e sinqertë në bashkëpunimimin me shumicën e re parlamentare, por se LSDM nuk po tregohet e sinqertë në këtë drejtim.