Home LAJME I suksesshëm takimi i 12­të i Maqedonisë dhe BE­së në Këshillin për...

ggg

Maqedonia dhe Bashkimi Evropian dje mbajtën takimin e 12­të të suksesshëm në suaza të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel. I njëjti sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Punë të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Laçjak, i cili së bashku me shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Poposki bashkëudhëhoqi me Këshillin e djeshëm, i ka konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme dhe të afërta të BE­së dhe Maqedonisë. Sipas Lajçak, ka pasur këmbim të vërtetë të mendimeve, me aspekt të tërësishëm politik të marrëdhënieve mes BE­së dhe vendit tonë, si dhe një pjesë nga aspekti teknik i SSA­së, njofton MIA.

“Tradicionalisht BE­ja vazhdon me ndërtimin e urave përmes dialogut në shoqëri, me shoqërinë civile, me përfaqësuesit e mediave, me etnitetet e ndryshme në vend dhe me fqinjët nga rajoni. BEja jep mbështetje të fuqishme për marrëveshjen nga 2 qershori dhe Protokolli i të njëjtës është nënshkruar më 15 korrik. Ky proces dhe faza e tranzicionit prej tani e deri në zgjedhjet në prill të vitit 2016 jep mundësi që vendi dhe BE­ja në tërësi ta përmbushin Protokollin dhe me vullnet të mirë. Poposki dhe Besimi konfirmuan se porosia është kuptuar në Shkup”, theksoi Lajçak.

Ministri i jashtëm Maqedonisë, Nikolla Poposki, megjithatë, theksoi se është biseduar për marrëveshjen e arritur politike që i vendosi fund krizës politike dhe si të kthehen perspektivat për Maqedoninë për fillimin e negociatave dhe anëtarësimin në BE.

Ai tha se me Besimin janë angazhuar që ajo që u kontraktua mes liderëve të partive më të mëdha politike të jetë bazë e mirë për tejkalimin e sfidave dhe ballafaqimin me mangësitë e caktuara, posaçërisht në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, të cilat janë kapitujt dhe fushat kryesore të cilave BE­ja u kushton vëmendje të posaçme në pjesën e integrimeve në BE.

“Nga ana jonë pritet përqëndrim për zbatim konsekuent të planit aksionar që i adreson rekomandimet e Komisionit Evropian dhe i njëjti është lëndë e koordinimit dhe konsultimit për përmbushje të së cilës do të diskutojmë edhe përmes Dialogut indkuadrues të nivelit të lartë (HLA) nga shtatori. Ne i bindëm partnerët tanë nga BE­ja se seriozisht do t’u përkushtohemi këtyre detyrave që para së gjithash janë të rëndësishme për qytetarët tonë në Maqedoni për zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe stabilizim politik të mjedisit. Është mundësi që përmes tejkalimit të krizës të konfirmohen hapat konkretë që do ta zhbllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE­” theksoi Poposki.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se përveç për reforma, diskutimi i Këshillit të BE­së ka qenë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe për bashkëpunim rajonal. Ai tha se masat e dakorduara për bashkëpunim praktik me Greqinë dhe progresi në komunikimin me Bullgarinë po shkojnë në drejtim të përforcimit të besimit dhe janë parakusht për marrëdhënie më të mira dhe më konstruktive me dy fqinjët që janë pjesë e BE­së dhe se pritet të njihen në raportin e progresit të Komisionit Evropian.

“Është e domosdoshme që fokusi të vihet në negociatat inkuadruese të Maqedonisë dhe fillimi i tyre, gjë që në mënyrë serioze do të ndihmojë në drejtim të përforcimit të kredibilitetit të Integrimeve të BE­së. Kryesimi i Luksemburgut me BE­në dhe kryesimet e ardhshme do të jenë esenciale për mirëmbajtjen e perspektivës evropiane në Maqedoni dhe për zhvillimin pozitiv të rajonit tonë”, shtoi Nikolla Poposki.

Komisari Han, në konferencë shtypi pas përfundimit të Këshillit të djeshëm, theksoi se me ministrat e Maqedonisë është diskutuar edhe për presionin migrues dhe për reformat e nevojshme ekonomike të Maqedonisë.

“Unë jam i lumtur që mundëm të gjejmë marrëveshje javën e kaluar dhe mendoj se është e rëndësishme edhe pas një jave, të nënvizohet se nuk kemi kohë për të humbur. Nuk ka festa, të paktën jo për institucionet dhe secili mund të shkojë në pushime, por institucionet të jenë atje dhe të vazhdojnë me zbatimin. Deri më 15 shtator duhet pasur prokuror special, jo të nominohet deri atëherë, por të bëhen punë përgatitore që të arrihet qëllimi. Për të gjitha afatet e tjera përfundimtare të cilat janë vendosur deri në zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit 2016, KE mbetet e gatshme për të ndihmuar, por përgjegjësia është te Qeveria dhe partitë politike në Shkup”, potencoi Han.

Eurokomisari për negociata për zgjerim theksoi se është folur edhe për masat për reforma urgjente të cilat duhet të zbatohen, rekomandimet e Pribesë dhe gjithçka tjetër në kuadër të marrëveshjes së 2 qershorit.

“Rekomandimet të implementohen dhe Parlamenti në Maqedoni të vendosë projekt se si do t’i zbatojë të njëjtat, veçanërisht derisa opozita të kthehet në Parlament dhe puna të zhvillohet atje. Kur bëhet fjalë për reformat të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të vendit, është e rëndësishme se në shtator në kuadër të Dialogut inkuadrues të mund të ndërmarrim aksione për progresin e vendit dhe ka ngjarje të tjera ndërkombëtare ku mund ta shohim progresin. Është e rëndësishme të kuptohet se marrëveshja nuk është garanci për pasqyrë të veçantë të raportit të progresit të Komisionit, por është e rëndësishme se e njëjta është arritur në moment të fundit, që vendi të mund ta mbajë derën hapur për perspektivat euroatlantike”, decid Han.

Eurokomisari tha se edhe për të ardhmen e mundshme të Maqedonisë ka disa lëvizje me fqinjët dhe që janë pozitive dhe se duhet të punohet në këtë drejtim. Megjithatë sipas Han, e rëndësishme është të rritet rëndësia e BE­së në Maqedoni dhe t’ju tregohet qytetarëve vlera e shtuar e euroanëtarësimit të vendit në familjen evropiane. Zëvendëskryeministri Besimi, sërish tha se Këshilli për Stabilizim dhe Asociim me BE­në ka qenë mundësi që së bashku me Poposkin ta tregojnë përkushtimin serioz dhe prioritetet e Maqedonisë euro­perspektivat dhe e ardhmja e saj euroatlantike.

“Kjo është nga perspektiva substenciale, për kohezionin ndëretnik dhe kohezionin social në vend se kur do t’i shihni anketat, qytetarët e Maqedonisë ende e përkrahin të ardhmen tonë euroatlantike. Kjo është porosi që erdhi nga qytetarët e Maqedonisë. Interesi i qytetarëve është në vend të parë, ndërsa ajo është që Maqedonia në të ardhmen të jetë në shoqërinë euroatlantike. Duam të përparojmë dhe të fitojmë negociata për anëtarësim në BE”, potencoi Besimi.

Ai tha se në Maqedoni është bërë agjendë reformuese në Plan aksionar, ku janë parashikuar reforma në pikëpamje të lirisë së shprehjes, gjyqësisë, sundimit të së drejtës dhe depolitizimin e administratës publike, kodin zgjedhor, menaxhimin ekonomik dhe rajonal dhe bashkëpunimin bilateral të procesit euroatlantik nga reformat.

Në pyetjen e korrenspondentit të MIA­s nga Brukseli se si Komisioni planifikon ta mbrojë marrëveshjen e 15 qershorit nga keqpërdorimet, veçanërisht edhe pse në të nuk është cituar, megjithatë opozita kërkon edhe pozita udhëheqëse në disa institucione publike dhe si e njejta mund të ndalohet pa kurrfarë krize, komisari Han theksoi se do të vijë në Shkup disa herë në të ardhmen, duke konfirmuar se vizita e ardhshme do të jetë më 18 shtator dhe nëse atëherë gjithçka është si duhet, do të vazhdojë dialogu inkuadrues në nivel të lartë.

“Së dyti, ka rekomandime gjithpërfshirëse nga ana e institucioneve të BE­së dhe kjo i mbulon edhe sferat lidhur me RTVM dhe mes të tjerash, përgatitja e zgjedhjeve mbulon dhe përfshin edhe sfera të këtilla dhe e di se ka diskutime të brendshme ndërmjet partive dhe jam i gëzuar të them se nuk është prekur gjithçka në marrëveshjen e 2 qershorit dhe shpresoj se në mes partive do të mund të arrijnë marrëveshje në çëshjte dhe sfera plotësuese sepse kjo është pjesë e jetës së tyre politike. Ne ndërmjetësojmë, por nuk mundemi gjithçka”, është i sinqertë komisari Han.

Për atë nëse në Këshillin e BE­së është diskutuar që Greqia nuk do të venosë më bllokada ndaj qasjes eeuroatlantike të Maqedonisë, minsitri sllovak, Mirosllav Lajçak tha se për vendin e tij, zgjerimi i BE­së është shumë me rëndësi dhe është mes prioriteteve të kryesimit të tyre me Unionin që do të ndodhë për një vit. Lajçak tha se qasja varet nga vendet në rajonin e Ballkanit, por se procesi zgjat, dëshmi janë negociatat e Malit të Zi me BE­në , fillimi i afërt i të njejtave të Serbisë dhe ngjashëm dhe se gjithçka varet nga përpjekjet e çdo vendi të rajonit.

“Dëshirojmë të shohim lajme pozitive nga vendi juaj dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi të theksoj se i çmoj përpjekjet e komisarit Han dhe përkushtimin e liderëve politikë, për ç’arsye e kemi Protokollin e 15 korrikut. Kjo është pikë kthese dhe dëshirojmë të parandalojmë zhvillim negativ dhe vendi të kthehet në rrugën evropiane, të përmbushë kritere që janë notuar në raportin e progresit që këtë vit në tetor do ta lëshojë Eurokomisioni. Nevojitet përkushtimi i secilit vend dhe i njejti të përmbushë pritjet e KE­së, ndërsa ne vendet­anëtare të jemi të kënaqura të jemi pjesë e procesit të suksesshëm të vazhdimit të procesit të zgjerimit, potencoi Lajçak.

Për akuzën nga LSDM se VMRO-­DPMNE po i minon negociatat e djeshme të grupeve punuese në Shkup, edhe pse takimi i të njejtave është shtyrë për shkak të pranisë së ministrit Nikolla Poposki në Këshillin e sotëm të BE­së me Maqedoninë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se është legjitime për secilin të ketë vlerësim se çfarë provokomi politik në kontekst të caktuar do të japë por se është joserioze të drejtohen truqe të politikës ditore në fazë ditore në kushte kur Maqedonia ka Këshill me Unionin në Bruksel.

“Maqedonia ka institucione të cilat për momentin kanë një prioritet, e ai është zbatimi i Planit të Aksionit që e trasoi Qeveria me qëllim të përmirësimit të klimës së përgjithshme dhe tejkalimit të sfidave që përpara dhe të sigurohet gjendje e pastër për atë se përse nuk zhvillojmë negociata me BE­në, por gjendje e pastër në të cilën BE­ja do të sigurioë fillim formal të negociatave. Nuk kemi alternativë tjetër, nëse dikush ka prioritete, kjo është tjetër, por qytetarët presin parashikueshmëri, që nevojitet më tepër se sa kalkulimet”, tha Poposki.

Për atë se çka mundësoi Marrëveshja e Shkupit për fund të krizës politike, eurokomisari Han ishte i prerë:

“Marrëveshja mundëson që vendi ta mbajë derën hapur për perspektivën euroatlantike”, theksoi eurokomisari.

Ndërkaq, lidhur me zgjidhjen e dallimeve rreth çështjes së emrit me Greqinë, minsitri sllovak Lajçak shtoi se “BE­ja e mbështet mekanizmin ekzistues nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka ambicie ta zëvendësojë atë mekanizëm”.

“I inkurajojmë të gjitha palët të ndërmarrin përpjekjet më të mëdha për të gjetur zgjidhje nën mekanizmin ekzistues dhe e kuptojmë rëndësinë e të njejtit dhe dëshirojmë të shohim progres të të njëjtit”, tha Lajçak.

Të gjithë bashkëbiseduesit u dakorduan se me marrëveshjen nga Shkupi është hapur dera për mundësimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE­në dhe anëtarësim i mundshëm në NATO. Ndërkaq, takimi i ardhshëm i nivelit të lartë, sipas komisarit Han, do të jetë në suaza të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë që më 18 shtator do të mbahet në Shkup./mia