Home LAJME Humb jetën një fëmijë, shkelet aksidentalisht nga makina e prindërit

gradska-520x390

Një fëmijë i moshës një vjeçare e gjysmë ka humbur jetën, pasi që i njëjti me lëndime rreth orës 20 është sjellë në Spitalin e Qytetit, ka njoftuar policia.

Sipas informacioneve jo zyrtare të policisë bëhet fjalë për fatkeqësi. Fëmija ka qenë i shkelur në oborrin e shtëpisë nga një makinë e cila ka lëvizur mbrapshtë, ndërsa ka qenë e prindërit të tij.

Babai i fëmijës makinën ‘pasat’ e ka vendosur në oborr dhe ka shkuar të përshëndetet me prindërit. Kur është afruar tek makina ka vërejtur se ajo ka lëvizur dhe ka shkelur fëmijën. Më pas me shpejtësi fëmijën e kanë dërguar në spital. Në spital fëmija është vendosur në repartin e përkujdesit intensiv, por mjekët nuk kanë arritur që ta shpëtojnë atë. Lëndimet e rënda të fëmijës kanë qenë të shkaktuara në kokë. Priten rezultatet e obduksionit për vërtetim zyrtar.