Home LIFESTYLE Hulumtim: Miliona eurot të qeverisë VMRO-BDI nëpër restorane – VIDEO

Autor: Goran Lefkov 

Nuk kanë pajisje, shkojnë me uniforma të vjetra, kanë ushqim i cili aspak nuk i plotëson nevojat e tyre.

Por, prandaj eprorët e tyre kanë liri të qerasen në restorante të shtrenjta me tryezë të pasur dhe të harxhojnë shuma marramendëse për shërbime hotelierike dhe reprezentim.

Kështu, për 6 vite këto dy ministri vetëm për reprezentim kanë harxhuar 2.8 milionë euro, prej të cilëve Ministria e Punëve të Brendshme ka harxhuar 1.5 milionë euro, ndërsa ajo e mbrojtjes, pa Armatën e RM-së, ka harxhuar 1.3 milionë euro.

Vetëm në 10 restorante, njerëz në pozita drejtuese në MPB-në kanë harxhuar gjysmë milion euro. Shumat e paguara për këto restorante arrijnë 30% e shumës totale të shpenzuar për reprezentim në 5 vitet e fundit. Sipas dokumenteve të cilat i ka siguruar SCOOP-i, më të preferuara për dreka dhe darka kanë qenë specialitetet e restoranteve Vodenica, ku MPB-ja ka shpenzuar gjithsej 220.000 euro, në Anja 65.000 euro, Zevs Iljada 54.000 mijë euro, Intermeco 48.000 euro, Trend 38.000 euro dhe Teatro 30.000 euro.

SCOOP-i ka hulumtuar se kush janë pronarët e këtyre restoranteve. Pronari i restorantit Vodenica është Stojan Filipovski, i cili përmendet si pronar i një nga anijet në lumin Vardar.

Në faturat e këtij restoranti shihet qartë logoja e Agjencisë së Sigurimit SGS, e cila lidhet në opinion me Sasho Mijallkovin, ish-shefi i policisë sekrete dhe kushëriri i parë i ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Në sindikatat e policisë thonë se numrat janë një dëshmi se askush nuk është kujdesur për kushtet e punës të policëve.

Për më shumë shifeni VIDEON