Home LAJME Hiti saudit “No Woman, No Drive” (Video)

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë, ku femrave nuk u lejohet të vozisin automjetet, ndërsa kohët e fundit po flitet shumë rreth kësaj teme.

Madje shpeshherë femrat e atjeshme në formë proteste rrezikojnë gjobat duke vozitur automjetet dhe xhirimet i publikojnë në internet.

Në fakt, në atë vend nuk ekziston një ligj që i ndalon femrat të mos vozisin, por është çështje tradite dhe ndalese gojore.

Aktivisti Hisham Fageeh së bashku me disa kolegë të tij u kanë dalë në mbështetje femrave për të vozitur dhe këtë e kanë bërë duke ironizuar me këngën e Bob Marleyt, “No Woman, No Cry”, që e kanë shndërruar në versionin e tyre “No Woman, No Drive” (“Pa femra, s’ka vozitje”).

Vetëm për një ditë, kënga është shikuar mbi dy milion herë në YouTube.