Home LIFESTYLE Hera e parë në avion

Ilir Muharremi

Prisja aeroplanin për Hanover. Isha para kohe. U ula në një restorant të aeroportit. Porosita një kafe. Uria nuk më kishte kapluar. Kafen e pija me ujë, kështu më pëlqen. Ora ishte 13 pasdite, dy orë para kohe. Restoranti ku isha ulur kishte edhe ushqim. Afrohesha të shohë se çfarë kishte për të ngrënë. Çmimet nuk qenë si në qytet, por po të haja menjëherë dy orë a do më mbante një senduiç i vockël, me pak përshut dhe sallatë të gjelbër e cila jepte pamjen e një bari të njomë të thatë. Kushedi se sa ditë është aty e mbështjellur në qese. E preka, ishte e fortë, por nuk e morra sepse prisja edhe një orë, por mendoja në vete se pas një ore do të më zë uria tepër dhe dy senduiç nuk do mjaftonin. Atëherë gjashtë euro bëjnë. Por, sido që të jetë, me një senduiç mund ta sfidoj urinë.

U ktheva prapë ku isha, pija kafen pa ujë sepse uji ishte një euro, kjo më dukej paksa shtrenjtë, nuk porosita me bindje se do gjej dyqan afër dhe ta blejë ujin 25 cent. U ngrita u afrova në ashensor për të shkuar në katin e parë për ta blerë më lirë ujin, ashensori ishte i madh, kishe vend për shtatë vet, kuptohet nëse nuk kanë shumë kilogram. Zbrita në katin e parë, në fund ndodhej një frigorifer, por nga largësia nuk mund ta vëreja se çfarë mund të ketë. Eca ngadalë duke mbajtur një qëndrim jo timin, pak më krenar sepse ndodhesha në aeroport, dhe po udhëtoja në një vend krejtësisht të panjohur për mua. U afrova, një burrë i gjatë, i veshur me një këmishë të kuqe , jelek të zi, më buzëqeshi fallso ashtu si çdo ditë që bënë me myshterinj. Shikimi im ishte direkt në frigorifer, uji i thjeshtë kushtonte një euro. Por, mendoja ta blej, pastaj kur të më harxhohet ta mbushja në tualet sepse pa ujë si të udhëtoj dy orë e gjysmë në aeroplan. Kushedi sa kushton uji në aeroplan.

E bleva. U ktheva prapë në restorant ku kisha lënë kafenë në gjysmë. U ula, kafeja ishte ftohur. I shtova edhe pak sheqer që të bëhej më e ëmbël. Nuk e bëja këtë sepse ma kënda, por i vetmuar nuk dija se çfarë të bëja. Sheqeri trashej më shumë në kafe. E përzieja me lugë. Koha kalonte ngadalë, edhe më ngadalë më dukej sepse e dija nisjen e aeroplanit. Dy burra në banakë më vështronin, ndjeja atë se duhet prapë të porosisë diçka, por thosha me vete përse të porosisë kur kafeja kushton një euro e gjysmë, tri euro dy kafe, uji një euro, katër euro për asgjë. Senduçi, 3 euro shtatë euro dhe asgjë.

Vendosa të qëndroj me një kafe dhe ujë që kushtonin dy euro e gjysmë. Mendoja Gjermanin, Hanoverin, si mund të jetë, një qytet i bukur, por ende nuk kishte shkelur këmba ime. Letrat e sheqerit i kisha përthyer në dysh, pastaj filloja t’i leckosë, pastaj, ti hedh në shpuzore. Koha kalonte, por shumë ngadalë. Dhëmbët i pastroja me letrën e sheqerit. Ora ishte bërë 14. Zbrita me ashensorë dhe një valixhe të kuqe dhe dy piktura. U afrove të dorëzoja valixhen, por pikturat doja t’i mbaja me vete sepse ishin me xham. Nxjerra biletën e aeroplanit bashkë me pasaportën, por edhe sigurimin shëndetësor. Një djalë i ri i cili pranonte dokumentet buzëqeshte duke më thënë: “Sigurimi shëndetësor nuk na duhet”. E futa prapë në xhep. Valixhja peshonte plot 12

kile, më pak se 23 të cilat janë maksimum për aeroplanin. U gëzova shumë. Vazhdova më lartë shkallëve, një femër jo shumë e bukur ma kërkoj pasaportën. Ja dhashë. Mu falënderua, ashtu bëra edhe unë. Tërhiqja pikturat me vete. Më kontrolluan çdo gjë, vetëm brekët nuk mi nxorën.

Hyra brenda, prisja aeroplanin për Hanover. Nuk e dija se ku duhet të presë saktësisht që të hyja në aeroplan sepse ishte hera e parë e imja. U ula, shikoja një djalosh përballë meje, i cili dëgjonte muzikë dhe lexonte diçka, por nuk e kishte vëmendjen në atë se çfarë lexonte. Një grua afër meje i bërtiste një vajze të vogël. Një burrë i moshuar ishte ulur afër si duket edhe ai nuk qe ndonjë herë në aeroplan, ashtu mu duk mua, sepse vështronte çdo gjë që kalonte dhe lëvizte. Ata që kishin hipur në aeroplan ishin të fokusuar vetëm në problemet e tyre. Minutat kalonin, koha afrohej të hyja në aeroplan, të gjithë të panjohur.

Pas pak një djalosh me një grua, i cili kishte veshur një palë xhins Armani, këmishë Hugo Boss, atlete Lakosta. Rroba të shtrenjta. Por, nuk i shkonin për fytyre, vetëm firma e njohur dominonte. E shikova, nuk më shikoj. Nuk e shikova sepse nuk më shikonte. Ishte shoku im i fëmijërisë të cilin nuk e kisha parë plot pesëmbëdhjetë vjet. Nuk e hoqa shikimin nga ai jo që më kishte marr malli për të, por se isha vetëm në aeroplan dhe për herë të parë. Doja të më ndihmonte. Më foli nga larg, e përshëndeta me dorë dhe me buzëqeshje, u ngrita ju afrova. Me të ishte një grua bionde dhe dy fëmijë. Fëmijën e parë e kishte me një grua tjetër ndërsa, këtë më të vogël me këtë grua. Disi më pëlqeu kjo situatë. Bisedova me të dhe arrita qëllimin të më ndihmonte të ulesha në aeroplan. E bëri. Ora u bë të hipnin. U afruam të gjithë, prisja në rendë ashtu si më thoshte shoku. Bëja muhabet duke u përshtatur në dialog, por mendjen mbaja tek aeroplani se si duket brenda, si është nisja, a kam frikë, a do më mundonte. Bëra hapa të ngadaltë ashtu si të tjerët, i imitoja. U ula në ulëse ku qenë dy burra me shikime tejet serioze. Ju buzëqesha. Nuk dija si ta veja rripin. Burri pranë më ndihmoji. Zhurma e aeroplanit çdo sekondë shtohej, i ngjante si fishkëllimës së ndonjë makine tejet të shpejt. Morri shpejtësinë, qëndrimin mbaja drejtë, merrja frymë thellë e më thellë, pranë e pashë levën e sigurisë, doja ta tërhiqja, i çorientuar s’mund as t’i dëgjoja fjalët e stjuardesës të cilat shpjegonin masat e sigurisë, mu morrin mëndët dhe sapo aeroplani u shkëput nga toka tërhoqa levën e sigurisë, gjë që shkaktoi panik tek personat e tjerë. Njëri nga pasagjerët brohorit: “Jemi të terrorizuar, kemi terroristë brenda”. Atmosfera i ngjante një paniku kërcënimesh nga terrorizmi, krejt kjo u murr si ekstremitet. Mu afrua një stjuardese, buzë të trasha, gjinj të mëdhenj të hatashëm, alamet femër ishte. Kuqalashe, por surrati i saj më ngjante shumë i shpifur. ‘Zotëri jeni mirë”, tha kuqalashja. U lehtësova pak dhe mbështeta kokën doja të flija.

Kishim njëzet minuta që ishim në fluturim e sipër. Një grua ulur në të djathin tonë, nxori nga çanta një pasqyrë dhe nisi të bënte tualet. Fillonte ti rimesonte sytë. Sidomos lyente qepallat, të cilat i shpërdridhte me një furçë të vockël. Gojën e mbante hapur. Harroja frikën nga avioni. Gojën e kishte të rrumbullakët, ajo nuk e kuptoj se po e shikoja, vazhdonte të merrej me qepallat. Një copë herë e la tualetin, piu ujë dhe filloj prapë të merrej me veten. Shikonte veten në pasqyrë dhe gojën gjithmonë e mbante të hapur, disi eksitonte tërë avionin. Për një orë e zgjati këtë punë, sakaq e zuri gjumi. Befas në aeroplan pllakosi heshtja. Unë e shikoja edhe për një orë e gjysmë.

Arritëm në Hanover. Ajo nuk lëvizte. Hoqa rripin e sigurisë. U afrova tek ajo, kurrfarë reagimi. I mata pulsin. S’ndjeva asgjë. Afrova sytë tek cicat e saja me qëllim të shihja se a po merrte frymë. As ato nuk lëviznin. Shkova tek stjuardesat të kërkoja ndihmë.

Njëri ngriti zërin: “Kthehuni në vendin tuaj po bëhemi gati të ulemi”.

‘Jam shumë i shqetësuar”.

“mendoni ka vdekur kjo grua”, më tha.

“Nuk e di”.

“Kur të ulet avioni do ta vërtetojmë” ma ktheu.

Aeroplani filloj të ulej, kjo grua as që reagonte. ‘Zgjohu, zgjohu”, brohorisja. Shkova në tualet laga sa letra dhe u ktheva. Ia futa në gjoks të lagura. Asgjë nuk lëvizte. E lashë, s’kisha farë të bëja.

Zbritëm. Njerëzit u ngritën nga ndenjëset, u bënë rresht për të zbritur. Unë kisha ngelur afër saj. Filloja ta tundja dhe shkundja, edhe e pickoja. Erdh edhe një stjuardese, të dy bashkë e shkundnim. Brohorita; “Kuckë e dreqit”, disi pavetëdijshëm më doli ky refren. Filloji të jepte shenja jete. Ngadalë hapi sytë Nxori pasqyrën filloj të krehej sikur të mos ndodhte asgjë. U ngritë ecte para meje, unë e ndiqja nga pas. Dolëm nga aeroplani.