Home Uncategorized Haxhi Krasniqi në lidhje me Miss Gjermania 2013

Shikime të thella, puthje e ledhatime në Detin e Veriut. Missi i Gjermanisë është thellë e dashuruar dhe madje në një boksier. Caroline Noeding (22) dhe Robin (Haxhi) Krasniqi (26), ish-kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë, po kalojnë kohë të ëmbla në Wangerooge të Gjermanisë, transmeton Koha.

“Ishte dashuri në shikim të parë – për të dy! Unë kam gjetur një mashkull që nuk është xheloz ndaj angazhimeve të mia që kam në punë. Ai e di se duhet të punohet fort për të pasur sukses”, ka thënë Noeding, e cila është shpallur “Miss Gjermania 2013″.

Përballë Carolines kampioni i boksit bëhet i butë: “Kur e pash atë për herë të parë, m’u ndal fryma – kjo nuk më ka ndodhur kurrë në boks! E dija menjëherë: ajo është gruaja e jetës sime”, ka thënë Krasniqi për gazetën gjermane Bild, transmeton Koha Ditore.

Në fund të marsit Caroline kishte deklaruar për “Bild” se është ende “single” dhe se kërkon një person romantik.

Mes biondes dhe boksierit Krasniqi pati shkëndija në një luftë të Arthur Abrahamit. Ajo ishte ulur pranë ringut, ai e shikonte vazhdimisht dhe formoi me duar një zemër në drejtim të saj. Krasniqi (i lindur në Junik të Kosovës) u hodh në ofensivë: “Unë vetëm sa u dashurova në ty, a shkojmë për të pirë diçka?”.

Që nga atëherë ata janë në lidhje dhe po e kalojnë kohën herë në vendin e Carolines, në Hannover, e herë në München, ku qëndron boksieri, ndërsa herë-herë edhe në Magdeburg, ku stërvitet Krasniqi. Mirëpo, nuk do të ketë gjatë këso udhëtimesh. Çifti është duke kërkuar tashmë një banesë të përbashkët. /AlbaLove/