Home LAJME Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK­së

haradinaj_edhe_kater_vjet_ne_k

­ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e saj me 76 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim. Pas rikonfirmimit të Ramush Haradinajt në postin e kryetarit, Kuvendi Zgjedhor i partisë ka zgjedhur edhe kryesinë e re në përbërje: Ardian Gjini, nënkryetar i parë, pastaj Ahmet Isufi, Donika KadajBujupi, Pal Lekaj e Gazemnd Abrashi nënkryetar.

Blerim Kuçi është zgjedhur sekretar i përgjithshëm, Ali Berisha sekretar organizativ dhe Magbule Shkodra kryetare e Aleancës së Gruas për Kosovën. Kryetari i AAK­së, Ramush Haradinaj ka ftuar që të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë.