Home LAJME Guardian dhe Financial Times me mesazhe identike për ndryshimin e emrit

vlada-zaev-1-520x347

Dy gazetat me renome botrore, Guardian dhe Financial Times kanë dërguar mesazhe të njëjta për shqyrtimin e propozimeve nga ana e Maqedonisë për të ndryshuar emrin e saj.

Maqedonia shqyrton propozimet për emrin e saj të përkohshëm në përpjekje për të zhbllokuar rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, kështu fillon video lajmi i përgatitur nga Financial Times  mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe shpreh gatishmërinë e qeverisë së re për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Financial Times nuk është e vetmja gazetë që sot shkruan në këtë temë. Edhe gazeta e njohur britanike ”The Guardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë.

“Vendi është i përgatitur ta dërgojë ministrin e Punëve të Jashtme në Greqi ndërsa të shpeshta janë spekulimet se të dy vendet lëvizin drejt zgjidhjes së kontestit për emrin, i cili zgjat për 27 vite”, theksohet në gazetë.

Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi.

gardian-520x437

Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

”The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje. Çdo ndryshim i mundshëm i emrit do të vihet në një referendum publik për miratim. Emër i ri i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.

Edhe gazeta Financial Times publikoi një artikull me titullin; “Maqedonia e shqyrton mundësinë për shfrytëzimin e referencës së përkohshme”.

Financial Times paraprakisht publikoi një artikull me titullin “Maqedonia e shqyrton mundësinë që ta ndryshojë emrin me qëllim që të hyjë në NATO”, por pas reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, redaksia e Fajneshëll Tajms e ndryshoi titullin e tekstit nga intervista me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov: “Maqedonia e shqyrton mundësinë për shfrytëzimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov,  për Financial Times ka deklaruar se  Maqedonia e shqyrton mundësinë për shfrytëzimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO duke shtuar se është shumë herët për të folur për ndonjë sugjerim konkrete për emrin.

nikola-dimitrov-1-520x358

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

“Do ta pyesim Greqinë çfarë lloji të fqinjit dëshiron. Nëse dëshiron shtet stabil, miqësor i cili ofron shpresë, demokraci dhe drejtësi? Nëse ne bëhemi fqinj i mirë i Greqisë, ndoshta forcat politike greke do të kuptojnë se kjo na jep një mundësi historike”, ka deklaruar Dimitrov për Financial Times.

Nga ana tjetër, shefi i deplomacisë greke Nikos Koxias deklaron se Greqia nuk tërhiqet- më parë kompromis për emrin e pastaj anëtarësim në NATO e BE. Ai ka deklaruar se ata nuk do të shpejtojnë dhe nuk do të pajtohen me çfardollojë marrëveshje.

Koxias bëri të ditur se  në Athinë do të diskutohet se në cilin drejtim do të vazhdojnë negociatat dhe ka shtuar se është shumë herët për të folur nëse të dy vendet janë afër një zgjidhje. Ministri grek tha se duke biseduar me Dimitrovin do të vlerësojë nëse deklaratat e reja të qeverisë maqedonase për Greqinë kanë një ton miqësor.