Home LAJME Grupi i Singaporit ka kurdisur mbi 100 ndeshje

Siç transmetojnë agjencitë, ekzistojnë dyshime se një grup nga Singapori i udhëhequr nga biznesmeni Dan Tan ka përdorur edhe dhunën me qëllim të kurdisjes së ndeshjeve.

Megjithatë, siç theksohet, “grupi i Singaporit” nuk është fajtor për 680 ndeshjet e dyshimta të cilat gjatë këtij viti ishin nën lupën e hetuesve evropian. Gjithashtu, nuk ka ndonjë argument se ai grup ishte i lidhur me rastet e reja të korrupsionit në futbollin australian.

Siç theksohet, grupi i Singaporit për kurdisje të ndeshjeve ka pasur lidhje të forta me kriminelet e vendeve të tjera, me qëllim të basteve ilegale.

Shefi i Interpolit, Ronald Nobl, deklaroi se rrjeti që merret me trukime të ndeshjeve rrotullojnë miliarda dollarë brenda vitit.

Policia evropiane, agjencia Evropol, në muajin shkurt ka zbuluar se janë kurdisur me qindra ndeshje në të gjithë botën, ndërsa në dyshime janë edhe kualifikimet për kampionatin botëror dhe Ligën e kampionëve.