Home LAJME Gruevski: Ishim lëndë e operacionit nga qendra të huaja

gruevski-2-2-1392x788

VMRO-DPMNE ishte në pushtet gati 11 vjet. Bëri shumë reforma dhe një hap të madh përpara në çdo fushë. Zgjidhi shumë probleme, u punua shumë dhe fitoi shumë rezultate pozitive, më shumë mbi të pritshmen. Maqedonia nuk ka pasur pushtet me preformacë më të lartë dhe përparim më të madh, se sa ky që ishte deri tani, ka thënë në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

– Por përpjekjet e mëtejshme, edhe përkundër fitore së qartë, edhe përkundër vendosjes së parimeve shumëvjeçare të koalicionimit të fituesit me fituesin, në mes të partisë më të votuar shqiptare , me shkeljen e këtij parimi, i cili ishte kërkuar publikisht nga ata që e shkelën, si dhe me hapat e mëtejmë në kundërshtim me rregulloren, ligjet dhe kushtetutën gjatë zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe veçanërisht në kundërshtim me vullnetin e shumicës së popullit, me shembuj të argumentit të forcës, u krijua një shumicë e re  dhe shumë shpejt një qeveri e re. Joparimore, me forcë dhe në mënyrë jodemokratike. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni për Maqedoninë më të mirë bënë gjithçka ishte në duart e tyre deri në momnetin kur ishte më e qartë se shkarja edhe më tutje do të ishte e dëmshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Interesat personale dhe partiake , përsëri i vendosëm mbi ato shtetërore,- u shpreh Gruevski.
Sipas tij, arsyeja kryesore e këtij operacioni nga jashtë ka qenë pikërisht politika e tyre rreth emrit.
-Arsyeja kryesore e këtij operacioni nga jashtë ka qenë politika jonë në lidhje me kërkesën për një zgjidhje fer të problemit me emrin, të cilën nuk e fituam dhe si rezultat i kësaj ende nuk e fituam ftesën e merituar për anëtarësim në MATO dhe negociata për hyrje në BE, të cilat ishin dhe do të ngelen qëllim strategjik por edhe zgjidhje e drejtë, e jo në zgjidhje të imponuara për të nënçmuar popullin, kombin dhe  shtetin. Nga kjo shumicë pritet një qasje tjetër për këtë pyetje. Koha do të tregojë se kush ishte në të drejtë,- shtoi Gruevski në fjalimin e tij.