Home LAJME Gruevski: 3.700 aparate të reja në shëndetësi në vlerë prej 33 milionë...

133411458

 Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot paralajmëroi masë të re me të cilën parashikohet furnizim i pajisjes së re mjekësore në vlerë të përgjithshme prej rreth 33 milionë euro.

Me masën planifikohet furnizim i rreth 3.700 aparateve të dedikuara për më shumë se 100 institucione publike shëndetësore në çdo qytet në shtet.

Planifikohet që tërësisht të ripërtërihet sterilizimi në të gjitha institucionet publike shëndetësore me furnizim të aparateve të reja për pastrim mekanik të instrumenteve kirurgjike, si dhe aparateve të reja për sterilizim dhe autoklavave. Për këtë qëllim do të investohen rreth 5,8 milionë euro.

Si pjesë e veçantë e furnizimit janë edhe mamografitë e reja për çka pritet të investohen mbi 600 mijë euro. Do të sigurohen edhe aparate të reja digjitale për rëntgen të cilat do të locohen në numër të madh të spitaleve klinike dhe të përgjithshme në qytete të ndryshme për çka do të investohen rreth 1.300.000 euro.