Home LAJME Greqi: Syriza do ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Lideri i partisë opozitare greke Syriza, Aleksis Cipraz konfirmoi se qëllimi i tij është të mbahen zgjedhje të parakohshme, dhe kjo do të arrihet me ate që do të pengohet zgjedhja e presidentit të ri të vendit nga ana e Parlamentit.

Parlamenti i Greqisë në muajin mars të vitit të ardhshëm do të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Në pajtueshmëri me Kushtetutën, presidenti i Greqisë zgjidhet nga Parlamenti në tre raunde. Nëse në kuadër të kësaj procedure nuk zgjidhet shefi i vendit, Parlamenti shpërndahet dhe caktohen zgjedhje të reja.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse merr mbështetjen e 200, respektivisht dy të tretave nga gjithsej 300 deputetëve në Parlament. Partitë nga koalicioni qeverisës momentalisht kanë 153 vende, ndërsa pamundësia për marrëveshje se kush do ta zëvendësojë Papuljasin, mund të paraqet rrezik të madh për Qeverinë.

Cipras mbrëmë foli në sesionin e Sekretariatit politik të Syrizas, ku theksoi se krahas bllokimit të zgjedhjeve për president të vendit, është e domosdoshme që partia të përgatitet mirë edhe në kuptim të programit dhe të organizimit.

Cipras konfirmoi një pjesë të deklaratës që e dha mbrëmjen pas zgjedhjeve evropiane për nevojën e lidhjes demokratike, progresive dhe radikale, me atë dallim se mbrëmë theksoi ai se kjo lidhje do të kërkojë shumicën absolute në zgjedhje.

Lideri i PASOK-ut, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos para disa ditëve theksoi se partitë politike në Greqi nuk duhet të tentojnë ta bllokojnë emërimin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme, gjë që do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme parlamentare.