Home LAJME Greqi, rihapen bankat, çdo qytetar mund të tërheqë vetëm 60 euro në...

Greqi-620x330

Bankat greke janë rihapur pas tre javësh mbyllje, e cila erdhi si pasojë e situatës bllokuese gjatë negociatave mbi borxhin e vendit.

Por kapitali sërish mbetet i kontrolluar, ku çdo qytetar grek mund të tërheqë 60 euro në ditë ose 420 euro në javë.

Tërheqja e shumës javore ka hyrë në fuqi me qëllim shmangien e radhëve të gjata përpara bankomatëve në të gjithë vendin, të cilat u bënë edhe simbolikë e krizës greke në botë.

Teksa hapja e dyerve të bankave shënon kthimin në normalitet të ekonomisë greke, problemet afatgjata mbeten sërish

Papunësia është është në shifra alarmante, recesioni është më i madhi në historinë greke, tranfertat në bankat e huaja janë të bllokuara për momentin, kurse grekët do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet, përfshirë taksi dhe restorante, me TVSH në rritje nga 13% në 23%.

Të gjitha këto masa shtrënguese rebeluan edhe anëtarët e partisë së kryeministrit Aleksis Tsipras, të cilat më pas edhe u ndëshkuan me ndryshime në kabinetin qeverisës.

Ndërkohë Gjermania deklaron se është e përgatitur për të marrë parasysh lëshime të borxhit në Greqi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk do të ketë shkurtim klasik të borxhit, por forma të tjera ndihmë, si zgjerim i maturimit ose ulje të normave të interest.

Sa i përket deklaratës së ministrit të Financave Volfgang Shablle për revistën “Der Spiegel” se ai do të preferonte të jepte dorëheqjen se sa të mbronte diçka në të cilën nuk besonte, Merkel tha se në zyrën e saj askush nuk i ka paraqitur një kërkesë të tillë.

Ajo tha se Shojble ashtu si vetë ajo do të vijojë të ndjekë procesin e negociatave me Greqinë, edhe pse ky i fundit më herët propozoi një dalje 5 vjeçare të Greqisë nga zona euro.