Home LIFESTYLE Granit Xhaka nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës pavarësisht...

Granit Xhaka ka folur rreth lojës së tij agresive në fushën e futbollit.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit ka pohuar se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës, pavarësisht kritikave të disa analistëve sportit.

Madje edhe trajneri francez i londinezëve Arsene Wenger kishte deklaruar se është i brengosur me agresivitetin e prishtinasit.

“Luaj me shumë emocione sepse jam tip temperament. Më pëlqen të luaj kështu. Nganjëherë vonohesh për top, nganjëherë jo. Nganjëherë duhet të kesh kontakt me kundërshtarin kur ju doni ta ndalni, nganjëherë jo. Është sport ku duelet individuale janë vitale dhe nuk e shoh si problem. Nuk do të ndryshoj për askënd. Jam ky që jam, njerëzit më pranojnë ose jo”, tha 24-vjeçari për “ArsenalPlayer”.

Kujtojmë se këtë sezon Xhaka është përjashtuar nga ndeshja shkaku i kartonit të kuq ndërsa gjashtë herë është ndëshkuar për katër vjet te Borussia Monchengladbachu.