Home LIFESTYLE Godet Milani, merr Franck Kessie

24 orë pas përfundimit të sezonit 2016-2017, Milan realizon goditjen e dytë në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin zbulim të këtij sezoni, Franck Kessie.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për kuqezinjtë. Kessie do të paguhet rreth 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Atalantës do të arkëtohen rreth 28 milionë euro, për realizimin e këtij transferimi.

Mesfushori është futbollisti i dytë që afrohet te Milan, ende pa nisur mirë merkatoja dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Montellës. Afrimi i parë i kuqezinjve ishte mbrojtësi Musacchio, i ardhur nga Villareal, ndërsa pas Kessie, duket se do të jetë radha e mbrojtësit të zvicerian Ricardo Rodriguez.

Duket se kuqezinjtë duan të rikthehen në nivelet e larta dhe ekipi ka filluar të marrë formë shpejt, pasi Milan do ta fillojë sezonin më herët se të tjerët, për shkak edhe të pjesëmarrjes në turin paraeliminator të Europa League.