Home LAJME Gjermania nuk ia lejon fjalimin, Erdogan kërcënon Merkelin: Po kryeni vetëvrasje, ja...

erdogan_6342

Presidenti turk, Rexhep Tahip Erdogan, ka deklaruar se Gjermania është duke kryer vetëvrasje, pasi nuk po i lejon që të mbajë fjalim në qytete të shtetit gjerman.

“Gjermania duhet urgjentisht të korrigjojë gabimin që është duke bërë. Ne kemi nevojë për bashkëpunimin e njëri-tjetrit dhe jo për përçarje”, ka thënë numri një i Presidencës së Turqisë për “Die Zeit”.

Shteti gjerman ka bllokuar presidentin Erdogan duke mos e lejuar që të mbajë fjalim përpara mbështetësve në Samitin e G20, që do të mbahet këtë javë.