Home LAJME Gjendet aeroplani i rrëzuar rus, asnjë udhëtarë i mbijetuar, 224 pasagjerë të...

xxl_article-3297871-2df8f88600000578-347_964x3891446303010

Siç njoftojnë forcat speciale egjiptiane për agjensinë e lajmeve, Reuters, aeroplani është rrëzuar nga “problemet e mundshme teknike” në trajektore vertikale. Kjo konfirmohet edhe pasi trupat e njerëzve të vdekur janë zbuluar në rreze prej 5 kilometra larg aksidentit, duke e vështirësuar gjetjen e disa personave.
Lista e pasagjerëve të vdekur që udhëtonin në aeroplanin rus mund ti shikoni në linkun vijues, ku deri tani vetëm Bjelorusia ka konfirmuar se ka një banor të sajin mes viktimave, ndërsa shumica dërrmuese janë rusë.

Një avion rus me të paktën 224 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt, dhe BBC raporton se nuk ka të mbijetuar nga ky aksident fatal.

Pavarësisht informacioneve të disa mediave se janë “dëgjuar zëra rënkimi” të pasagjaerëve në zonën jugore të Arish, ku është rrëzuar aeroplani, forcat special egjiptiane kanë konfirmuar të kundërtën se asnjë pasagjer nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Aeroplani me 200 pasagjerë të moshës madhore, dhe 17 fëmijë, u rrëzua nga shkaqe akoma të panjohura, 23 minuta pas a ngritjes së tij nga resorti i Detit të Kuq, Sharm el Sheih.

Në zonën e rrëzimit, ka pasur shpesh luftime mes ekstremistëve të ISIS dhe forcave të Egjiptit, por nuk pretendohet se aeroplani të jetë rrëzuar nga ndonjë predhë e ekstremistëve.

“Piloti i aeroplanit ka më tepër se 12.000 orë eksperiencë fluturimesh dhe aeroplani ka qenë tërësisht normal gjatë nisjes prej aeroportit,” thotë zëdhënësja e linjave ajrore në Rusi, Oxana Golovina, por pa folur për ndonjë shkak të tragjedisë.

Pas dërgimit të kufomave të civilëve të vrarë në Kajro, Rusia edhe zyrtarisht ka shpallur ditë zie. Izraeli ka shprehur gatishmërinë për tu ardhur në ndihmë Egjiptit dhe Rusisë në gjetjen e kufomave./BS/

air3110 airo256451 airo256452 rus31010