Home LAJME Gjatë fundjavës erë veriore dhe ulje e temperaturave

moti

Gjatë natës nga veriu pritet të depërtojë masë e freskët më e ftohtë ajrore me erë më të fuqishme veriore në Maqedoni që do t’i ulë temperaturat ditore gjatë fundjavës, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të jenë në rritje.

Në orët e paradites në pjesët veriore, ndërsa pastaj më shumë përgjatë Vardarit, era veriore përkohësisht do të përforcohet dhe do të shoqërohet me paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave.

Nesër gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe në lindje.

Të dielën do të vazhdojë të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore dhe do të ketë paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të shpeshta në veri dhe  lindje.

Temperatura do të arrijë deri 29, ndërsa të dielën deri në 26 gradë.