Home LAJME Geci pajtohet me Sylën, pas besatimeve të Thaçit e Veselit

Duke folur në emisionin Interaktiv të Kohavisionit, Geci është dukur se është pajtuar që të lë anash zënkat me Azem Sylën sidomos për shkak të një informata që tre zyrtarët e lartë të PDK-së ia kanë dhënë atij. Kjo ka ndodhur pas aktivizimit të Hashim Thaçit e Kadri Veslit, të cilët i kanë takuar të mërkurën në një odë të Drenicës Gani Gecin dhe Azem Sylën.

“Kemi arritur një paqe të brishtë me z. Syla, ka thënë Geci. Më tej Geci ka shtuar se është pajtuar me Azem Sylen pas një takimi te zhvilluar sot në një odë të Drenicës me ndërmjetësimin e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit “Takimi ndodhi me insistimin e z. Thaçit dhe z. Veselit, përderisa po bisedonim ne një ode, aty erdhi edhe Azem Syla dhe më tha se unë ty ‘nuk të kam njoft kurrë’, dhe nuk kam dhënë urdhër për vrasje tauj”, ka thene Geci.

Sipas Gecit, Azem Syla i ka kërkuar falje për një deklaratë që kishte dhënë në një televizion kabllor, ku kishte thënë se ka lëshuar urdhër për vrasjen e Gani Gecit.

Megjithatë, Geci ka thënë se nuk do të ndalet për të kërkuar drejtësi për vrasjen e dy shokëve që ka ndodhur në vitin 2001 si dhe plagosjen e tij.