Home LIFESTYLE Gazetari nga Maqedonia i del në mbrojtje Kosovës, godet rëndë!

Mustafa Ademi, gazetar i mirënjohur në RTVM 2 në Maqedoni, nuk mund të durojë për atë çfarë po ndodhë në ditët e fundit. I dhemb në shpirt që ndeshja Maqedoni – Shqipëri, që do të luhet në Strumicë dhe në një stadium që nuk ka kushte. Ai i del në mbrojtje stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke thënë se ai është 100 herë më i mirë se ky në Strumicë, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”. “Disa persona që kanë pas mundësi me shkua në Strumicë, i pyeta për stadiumin, kushtet edhe tribunat e reja, me thanë mes tjerash tribunat e reja si te ‘Tabaki’..

Pres konferenca në sallon të dasmave është një ‘margaritar’ tjetër në krejt ato çka o t’u ndodh para ndeshjes Maqedoni – Shqipëri… Duhet të krenohemi (sidomos shqiptarët brenda FFM) që lejuam kjo ndeshje të luhet në një vend që më shumë i ngjan një cirku se sa një stadiumi ku mund të luhet ndeshje e këtij kalibri… Ps. Fakti që UEFA nuk lejon Kosovën me luajt në Mitrovicë që është stadium 100 herë më i mirë se ky, është absurditet plus në krejt këtë çmenduri!!!!!”, shkruan Mustafa në profilin e tij në facebook.