Home LAJME Gazeta Lajm/ Tirana, Prishtina dhe ndërkombëtarët: Mos u ngutni me Iliridën

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, vlerësojnë se akti i paralajmëruar për shpalljen e Iliridës është i shpejtuar dhe nuk është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, e as të rajonit, njoftojnë për “lajmpress.com” burime diplomatike. Ata rekomandojnë që ky akt të anulohet, sepse nuk i shërben rrugëtimit të Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik.

Të njëjtat burime thonë se edhe Tirana dhe Prishtina janë në të njëjtën linjë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, duke rekomanduar që shqiptarët e Maqedonisë të mos ndërmarrin hapa që mund të krijojnë dilema në opinion. Marrim vesh se Tirana dhe Prishtina veç më kanë dërguar mesazhe te iniciatorët e Iliridës që për momentin të anulohet një hap i tillë.

Tirana dhe Prishtina poashtu dyshojnë se akti i shpalljes së Iliridës ( i paralajmëruar për sot) mund të shërbejë për inskenim të skenarëve të montuara nga ana e armiqve të shqiptarëve.

image