Home LAJME Gashi: Shpendi po krekoset me punën tonë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka akuzuar Kryetarin e Prishtinës që po krekoset me punën të cilën nuk e ka në përgjegjësi ai por Ministria. Sipas Gashit, Ahmeti duhet të merret me punët që janë kompetencë e Komunës.

“Gjendja e familjeve kosovare të cilat kanë nevojë për asistencë sociale është brengë e të gjithve. Kryetari Ahmeti para pak kohësh ma ka përmendur një anomali e cila ekziston në administratën tonë. Natyrisht që është absurde që kategoria sociale detyrohet t’i paguaj taksë shtetit për të vërtetuar që janë të varfër.

Menjëherë pas këtij takimi, unë kam udhëzuar administratën që të filloj me procedurë të Udhëzimit Administrativ 5/2012 dhe nuk po e shoh të arsyeshme që kryetari Ahmeti duhet të krekoset me gjëra që janë të domosdoshme për qytetarin e Republikës së Kosovës, kur e dijmë që ka shumë gjëra të tjera të cilat janë ekskluzivisht kompetencë e Komunës, me të cilat nuk ka interesim të merret as kryetari Ahmeti e as paraardhësit e tij”, ka shkruan Gashi në Facebook.