Home LAJME Gashi merr leje nga FIFA, gati për Shqipërinë

Shkëlzen Gashi, i cili luajti vetëm 35 minuta në miqësoren me Armeninë, tani është gati të luajë edhe në ndeshje zyrtare me Kombëtaren shqiptare, pasi ka marrë lejen nga FIFA për ta bërë një gjë të tillë.

“Fatmirësisht kam marrë këtë përgjigje dhe tani me Zvicrën mund të luaj. Për mua është ndeshje pak më speciale, pasi jam rritur në atë vend. Ne duam të fitojmë me Zvicrën, pasi janë tri pikë që na vlejnë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës”, tha mesfushori i Grasshopers.

Ai nuk ka ngurruar të tregojë edhe entuziazmin e tifozëve shqiptarë që i kërkojnë atij edhe në Zvicër që të japë maksimumin ndaj helvetëve dhe shpresojnë që Shqipëria të fitojë këtë sfidë.

“A është derbi shqiptarësh? Po, mund ta cilësosh ashtu, pasi shumë lojtarë shqiptarë luajnë për këtë kombëtare. Për ne këto tri pikë na duhen, ndaj nuk na intereson kush luan në ekipin kundërshtar. Mbas ndeshjesh ndoshta, por në fushë ne duam të fitojmë. Në Zvicër, të gjithë tifozët e Shqipërisë më kanë uruar sukses dhe që të mundim zviceranët. Kemi tifozë shumë të mirë dhe shpresojmë që t’i gëzojmë në këto dy ndeshje”, deklaroi mesfushori i cili pritet të luajë si organizator në radhët e përfaqësues kuqezi që në ndeshjen kundër Zvicrës.

Por, në dyshim për këtë ndeshje është mbrojtësi i sapoardhur në ekipin kuqezi, Loret Sadiku. Ky i fundit ende nuk ka marr leje nga FIFA për ta veshur fanellën e Kombëtares shqiptare.