Home LAJME Gashi: Me çfarë marrëveshje BDI hyri në bashkëqeverisje me LSDM?

IMG_2397-640x330

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi ka pyetur publikisht se cila është marëveshja qeverisëse me të cilën BDI ka hyrë në Qeveri me LSDM. Dokumenti i publikuar nga Zoran Zaev, ai tha se është po i njëjti i promovuar nga LSDM para fillimit të negociatave dhe po i njëjti dokument është shndëruar në program qeverie. Kjo sipas tij dëshmon se BDI dhe LSDM nuk kanë platformë të përbashkët, por BDI ka hyrë në Qeveri me platformën e LSDM-së.

“Vendimi i kryesisë së BESËS ishte të jemi pjesë e Qeverisë me kushte strikte. Edhe kur është themeluar Lëvizja Besa kemi thënë se nuk është mirë shqiptarët të jenë pjesë e Qeverisë pa marëveshje të shkruar. Unë sot e parashtroj pyetjen, çfarë bën sot BDI në këtë Qeveri, a din ndonjë shqiptar me tregu a kanë shpall ndonjë dokument, ndonjë arsye pse janë aty. Zoran Zaevi ka dal me një dokumnt kjo është platforma jonë, ku është dokumenti i BDI-së”, tha Gashi.