Home LAJME Gara e Babagjyshëve të Vitit të Ri në Shkup

133500668

Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet gara e tretë e Babagjyshave të Vitit të Ri si pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në kryeqytet. Në këtë garë do të marrin pjesë persona të moshës së ndryshme të veshur si Plaku i Vitit të Ri, ndërsa gjatësia e kësaj gare është dy kilometra.

Ajo do të fillojë në sheshin “Maqedonia” dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Nikolla Vapcarov”, Dimitrj Çupovski”, Dame Greuv” “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nëpër skelën e Vardarit nga MPJ drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, në Urën e Gurit dhe do të përfundojë përsëri në sheshin “Maqedonia”.

Para dhe pas garës do t ketë program muzikor dhe do të bëhet shpallja e pjesëmarrësve më të shpejtë për të cilët do të ketë edhe çmime.

Gara e Babagjyshëve të Vitit të Ri organizohet nga Qyteti i Shkupit, përmes Qendrës së Kongresit “Aleksandri i Maqedonisë” dhe “I pari deri në krye” (Prv do vrv), ndërsa mbështetësi kryesor është Coca -cola.