Home LAJME Gaçe: Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë

Aurela Gaçe duket se ka një problem me të gjithë ata, që sipas saj janë të shqetësuar për jetën e private të këngëtares.

Duke u përpjekur ta kalojë me sportivitet këtë gjë, Aurela nuk nguron të bëjë edhe humor lidhur me gojët e këqija që nuk e lënë rehat.

E ftuar në emisionin “E diell” në një intervistë të gjatë me Arbana Osmanin, Aurela për gjithë meraklijet për moshën e saj dhe të Skerdit, ka pasur një përgjigje të ashpër; “Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë”, është shprehur në një moment ajo, duke u përpjekur të jap mesazhin se jeta e saj nuk u takon llafazaneve të parukerive.

Gjithsesi rëndësi ka që Aurela të jetë e lumtur me familjen e saj, e jo të shqetësohet se çfarë mendojnë njerëzit për lidhjen e saj. Në fund të fundit, dashuria nuk njeh moshë dhe kjo është përtej kufijve shqiptarë e përtej thashethemeve.