Home LAJME FSSHM vendos tre shërbime të reja elektronike

133054351

Kërkesa elektronike për realizimin e së drejtës së rehabilitimit të specializuar mjekësor, për refundimin e harxhimeve të rrugës dhe refundimin e ndihmesave ortopedike janë tre shërbimet e reja elektronike të Fondit për sgurim shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).

Drejtori i FSSHM-së, Sasho Stefanovski sot në konferencë për shtyp tha se me shërbimin e parë – parashtrimin e kërkesave përmes rrugës elektronike për realizimin e së drejtës për rehabilitim të specializuar mjekësor (mjekim i vazhduar spitalor në banja), mundësojnë që çdo siguruar të mund të parashtrojë kërkesë për realizimin e së drejtës për rehabilitim pas mendimit të arritur nga Komisioni i mjekëve.

Me shërbimin e ri, tha ai, tani i siguruari mund të parashtrojë kërkesë elektronike, ku të gjitha dokumentet do të mund t’i skenojë (fletlëshimin për mjekim të përfunduar spitalor/raport i specialistit, mendim dhe rezultat konziliar, vlerësim dhe mendim i komisonit mjekësor të Fondit) dhe t’i vendos përmes profilit të vet në ueb portalin e Fondit.

Lidhur me shërbimin e dytë – parashtrimin e kërkesave elektronike për kthim të mjeteve për harxhime të rrugës për dializë dhe për stërvitje për pamjen, dëgjimin dhe të folurit, ai tha se të gjithë të siguruarit të cilët shkojnë në dializë dhe udhëtojnë që za marrin këtë shërbim shëndetësor dhe për këtë kanë harxhime rrugore, prej tani do të mund kërkesën për refundim të mjeteve për transport t’i parashtrojnë në mënyrë elektronike në ueb portalin e Fondit.

Duke e sqaruar shërbimin e tretë – parashtrimin e kërkesës elektronike për refundimin e ndihmesave ortopedike, tha se i siguruari mund të bëjë refundim për ndihmesa ortopedike dhe të tjera për të cilat Fondi nuk ka lidhur marrëveshje për dërgesa me subjekt juridik, e ato janë në Listën  e ndihmesave ortopedike dhe të tjera për të cilat Fondi ka lidhur marrëveshje vetëm me një subjekt juridik, por për shkaqe objektive subjekti juridik nuk është në mundësi të kryejë dërgesë, për çka është parashtruar njoftim deri te Fondi.

Refundimi i mjeteve ortopedike, tha Stefanovski, mund të kryhet vetëm nëse paraprakisht është kryer vërtetim të ndihmesës ortopedike.

Drejtori i FSSHM Orhan Ramadani tha se deri tani kërkesat për realizimin e së drejtës për refundim sipas këtyre bazave parashtrohet në sprtel në shërbimet rajonale nga ana e të siguruarve.

Ai potencoi se me shërbimet e reja elektronike arrihet thjeshtëzimi i procedurës për parashtrimin e kërkesës për refundim për ndihmesat ortopedike dhe harxhimet e rrugës, thjeshtëzimin e procedurës  për parashtirmin e kërkesës për realizimin e të drejtës për rehabilitim mjekësor, informata për statusin e kërkesës për refundim në cilën do kohë dhe informata për refundim të mjeteve.

“Vazhdojmë të punojmë në realizimin e qëllimit, e-Fond me qëllim që të siguruarit, personat e autorizuar nga kompanitë, punëtorët shëndetësorë të marrin shërbim efikas, me kohë dhe profesional, kur e njëjta u nevojitet. për informim më të thjeshtë dhe më të saktë se cilat janë hapat e nevojshme dhe si të shfrytëzohet shërbimi elektronik, Fondi përgatiti video tutoriale, të cilat janë udhërrëfyes i shkurtë dhe i thjeshtë si hap pas hapi për mënyrën se si të shfrytëzohen shërbimet elektronike të Fondit”, tha Ramadani.

Ai shtoi se për disa ditë në ueb faqen e Fondit do të publikohen edhe video tutoriale për shërbimet elektronike: e-kërkesa nga i siguruari: për refundim të mjekimit spitalor, për refundim të ilaçeve në reçetë, për refundim të materialit të instaluar harxhues, për më tepër participm të paguar, për lirimin nga participimi, për refundim të harxhimeve të rrugës, të ndihmesave ortopedike dhe për realizimin e të drejtës së rehabilitimit të specializuar mjekësor.