Home LAJME Frikë për dhjetëra viktima/ Konfirmohen 6 të vdekur dhe më shumë se...

Flames-and-smoke-billow-as-firefighters-deal-with-a-serious-fire-in-a-tower-block-at-Latimer-Road-in

Tmerr mes banorëve të një ndërtese 24 kate të lartë në Londër, pas shpërthimit të një zjarri të madh. Raportohen viktimat e para nga zjarri në kullën me 120 apartamente ne Londer.

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në zjarrin në ndërtesën banesore në Londër, kumtoi policia.

“Mund të konfirmoj për gjashtë të vdekur në këtë moment, por ky numër me siguri do të rritet. Për momentin zbatohet operacioni i ndërlikuar, i cili mund të zgjasë edhe disa ditë. Një numër i madh i njerëzve janë përkujdesur nga ekipet mjekësore”, deklaroi Stjuard Kandi, komandant i policisë.

Drejtuesja e Qendrës së zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton thotë se nuk ka parë gjatë 29 viteve të fundit një zjarr të tillë. “Unë jam shumë e pikëlluar që më duhet të konfirmoj se ka pasur një numër të madh të viktimash” tha Cotton.

“Unë nuk mundem të konfirmoj me saktësi numrin tani për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërtese.” Ajo tha se zjarri ka filluar nga kati i dytë, por se zjarrfikësit nuk e dinë ende shkakun e zjarrit.

Dëshmitarët okularë përshkruan njerëz të bllokuar në Kullën Grenfell të djegur, në veri të Kensingtonit, duke bërtitur për ndihmë dhe duke bërtitur që fëmijët e tyre të shpëtonin.

Zjarri tërësisht e ka përfshirë ndërtesën prej 27 kateve në lagjen e Londrës, Kensingtoni Verior. Në ndërtesën e ndërtuar në vitin 1974, ka 120 banesa