Home SPORT Floyd Mayweather, boksieri më i paguar në botë – ja fitimiet

Bokseri amerikan Floyd Joy Mayweather Jr. është shpallur bokseri më i paguar në botë.

Ai është renditur nga revista Forbes në vendin e parë, keshtu edhe duke marrë epitetin e bokserit më të paguar në botë.

Vetëm nga meçi i fundit me Mc Gregor, Mayweather ka fituar 230 milionë dollarë.

Gjatë karrierës së tij nuk shënon asnjë humbje dhe ka aq shumë tituj sa nuk numërohen dot.

Mayweather është dy herë fitues i çmimit “The Fighter of the Year” të revistës The Ring (1998 dhe 2007), fitues tre herë i çmimit të Boxing Writers Association of America Fighter of the Year (2007, 2013 dhe 2015) dhe fitues gjashtë herë i Çmimit më të Mirë të Luftëtarëve ESPY (2007-2010, 2012-2014).

Në vitin 2016, Mayweather u rendit nga ESPN si boksieri më i mirë në 25 vitet e fundit, gjë që ka bere qe pagat ndaj tij të jenë të larta.