Home LIFESTYLE Finalet e fituara e të humbura të Realit në Champions League

Real Madridi ka mobilizuar forcat për ta mundur Juventusin, në finalen e madhe të Champions League, e cila luhet nesër (20.45) në stadiumin “Millenium Stadium” në Cardiff të Uellsit. Kampioni i Spanjës dhe në fuqi i Evropës, Reali beson në cilësitë që ka në krye me Criatiano Ronaldo, ndërsa kampioni italian pretendon se trofeun do ta sjellin në Torino. Madrilënët deri më tash luajtën në 13 finale, 11 i fituan dhe dy i humbën. Veçori është se prej se ekziston formati i Champions League, nga viti 1992, pesë herë ishin në finale dhe të gjitha të fituara.

13 finalet e Champions League

1955/56: Real Madrid-Stade de Reims 4:3

1956/57: Real Madrid-Fiorentina 2:0

1957/58: Real Madrid-Milan 3:2 (pas vazhdimeve)

1958/59: Real Madrid-Stade de Reims 2:0

1959/60: Real Madrid-Eintracht 7:3

1961/62: Benfica-Real Madrid 5:3

1963/64: Inter-Real Madrid 3:1

1965/66: Real Madrid-Partizan (BG) 2:1

1980/81: Liverpool-Real Madrid 1:0

1997/98: Real Madrid-Juventus 1:0

1999/00: Real Madrid-Valencia 3:0

2001/02: Real Madrid-Bayer 2:1

2013/14: Real Madrid-Atletico Madrid 4:1 (pas vazhdimeve)

2015/16: Real Madrid-Atlético Madrid 1:1 (5:3 me penallti)