Home LIFESTYLE Fillon sot Vera e Kulturës Tetovare, ja programi

Me shfaqen “Trangullat” nga Teatri “Dodona” Republika e Kosovës, sot starton agjenda e eventit “Vera e Kulturës Tetovare”. Teatri Dodona zbret në Tetovë në orën 20:30 në Qendrën për Kulturë Tetovë.

Vera e Kulturës Tetovare fillon nga dita e sotme dhe do të zgjat gjithësej 17 ditë.
Disa nga aktivitetet e këtij eventi organizohen për së pari herë në qytet, siç është aktiviteti “Rruga e Ombrellave” (stolisja e rrugës Dervish Carra me ombrella dhe ndalimi i komunikacionit për makinat, e gjithë kjo e sinkronizuar me muzike live ).

Koncerti grandioz i “3 Tenorëve” me Guissepe Gipali, Kastriot Tushën dhe Suzana Frashërin. Koncerti i “Filharmonisë” së Republikës së Kosovës, dhe një sërë aktivitetesh tjera që burojnë nga agjenda e pasur e këtij eventi.

Ftohen të gjithë qytetarët Tetovarë të përkrahin masivisht eventin e Verës së Kulturës Tetovare.

Vërrejtje: Hyrja në çdo aktivitet është gratis!

Për të qenë në rrjedha me ngjarjet kulturore nga Vera kulturore tetovare pëlqeje faqen enkas në Facebook: https://www.facebook.com/pages/Vera-e-Kultur%C3%ABs-Tetovare/393617544177630?sk=timeline

billboardi