Home LAJME Fillon ndërtimi i Fabrikës së ujit në Dibër, investim kroat në vlerë...

Sot ministri i ekonomisë Valon Saraqini në prezencë të ministrit ministrit të mjedisit jetësor Abdulaqim Ademi dhe atij për investime të huaja Bil Pavlevski, morri pjesë dhe mbajti fjalim gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e fabrikës për ujë të amballazhuar në Dibër.

„Ngjarja e sotme praktikisht paraqet vërtetim real për gjitha përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e investimeve në vend.Fillimi i ndërtimit të fabrikës së re për ujë është investim me vlerë mbi 6 milionë eurosh dhe me prodhim vjetor mbi 100 milionë litra ujë”, deklaroi ministri Saraqini duke shtuar se për Dibrën dhe rajonin e Dibrës ndërtimi i fabrikës së re për ujë do të thotë lëvizje e ekonomisë lokale, hapja e vendeve të reja të punës dhe angazhimi i firmave më të vogla prodhuese, por njëkohësisht që është edhe më e rëndësishme se prodhimin e tërësishëm do ta plasojnë në tregjet e huaja, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të përmirësohet eksporti në vend dhe do të zvogëlohet deficiti tregtar, që është edhe një nga prioritetet kryesore të Qeverrisë.

Ministria e Ekonomisë me disa ndryshime ligjore të Ligjit për lëndë minerale dhe akte nënligjore ka rritur numrin e koncesioneve të ndara për lëndë minerale për 20%, në segmentin e koncesioneve për ujë ka ndarë 17 koncesione që nga fillimi i vitit që ka rëndësi të veçantë edhe për zhvillimin nacional dhe lokal sepse 78% të kompensimit për koncesione hyn në buxhetin lokal, ndërsa pjesa tjetër në buxhetin nacioall.

„Seriozisht shpresoj se do të kemi edhe shumë investime nga Republika e Kroacisë, për të cilën më paralajmëruan biznismenët gjatë vizitës time dyditore dhe kjo është si rezultat i politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e klimës më të mirë të biznesit në drejtim të zhvillimit të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Ministri Pavlevski theksoi se në Maqedoni ekzistojnë shumë shembuj të investimeve të suskseshme kroate në shumë fusha, por potencoi se shënimi I sotëm I investimit të kompanisë kroate Mali Loshinj numërohet një nga shumë tregime të suksesshme për investim në Republikën e Maqedonisë, I cili është rezultat I bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.

„Sukseset e para dhe progresin i kemi shënuar me koncesionin për ujë në fshatin Gari. Në këtë aspekt kompania ML Gari, e cila në mënyrë intensive është prezente në Maqedoni që nga viti i kaluar, deri tani ka investuar rreth 0,9 milionë euro. Hapi i dytë i madh është vendosja e sotme e gurthemelit të fabrikës për ujë

Për rëndësinë e investimit kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata thai se ky investim do të thotë perspektivë ekonomike jo vetëm për banorët e fshatit Gari, por edhe më gjerë për tërë rajonin e Dibrës.