Home LAJME Fieri mbushet me parulla kundër Janullatos

Pak orë përpara mbërritjes në Shqipëri të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Venizellos, në axhendën e të cilit është edhe një takim me kreun e kishës ortodokse shqiptare Janullatos, qyteti i Fierit u mbush me fletushka qe kishin parulla kundër hirësisë së tij.

Lajmin e bën të ditur Vizion Plus.

Persona të paidentifikuar shpërndanë nëpër rrugët e qytetit lajmërime për vdekjen në mënyrë simbolike të kreut të kishës ortodokse Anastas Janullatos, ndërsa hidhnin parulla kundër figurës së tij.

Në mëngjes, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit i kanë hequr dhe pastruar këto fletushka.