Home LIFESTYLE Fiasko e vërtetë: Në UEJL-Tetovë regjistrohen vetëm 150 studentë

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore për vitin akademik 2017/18 dhe vendimit të Senatit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 06.09.2017, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpalli listën preliminare të studentëve të pranuar në studime deridiplomike.

Numri i përgjithshëm i studentëve të pranuar në UEJL është 380 ndërsa 150 janë pranuar në Tetoë të tjerët në Shkup. Ky është viti më i dobët në histori të UEJL, e gjithsesi për këtë “sukses” kanë rektorati dhe stafi përgjegjës për zhvillimin e institucionit. P.sh në vend që të jepet rëndësi Fakultetit të Shkencave Kompjuteristike pasi të njëjtin e kërkon tregu sot dhe vitet e ardhshme ata vazhdojnë të qëndrojnë tradicional dhe jo në hap me kohën duke vazhduar me fakultetin e administratës publike dhe të ngjajshme.

Një ide tjetër që duhet shtjelluar dhe analizuar është ajo që Universiteti i Evropës Juglindore të shëndrrohet në Universitet të Biznesit dhe Informatikës, të punësohen profesor eminent nga vendi dhe rajoni, të përkthehet literaturë e huaj dhe të plotësohen kushtet teknike ( laborator me kompjutor ) dhe kështu të bëhet më i njohur në rajon.

Poashtu të kritikojmë edhe departamentin për marketing ku ka ca të punësuar islamik radikal dhe katunar të thjeshtë që nuk i’a kajnë idenë marketingut dhe promovimit të Universitetit.

Vlen të cekim edhe se këtë viti u ndanë mijëra euro nga UEJL për koncertin ( party ) tradicional që organizohet nga Unioni i studentëve në qershor për argëtimin dhe promovimin e Universitetit tek gjeneratat e reja. Ky eviniment nuk pat sukes këtë vit pasi i njëjti u keqpërdor nga Unioni i studentëve në bashkëpunim me disa individ të jashtëm duke përfituar dhjetra mijë euro.Keqmenaxhim dhe hajdutllëk gjithandej plako thonë andej nga Shqipëria…/Shqipmedia