Home LAJME Festimi i Ronaldos si komandant, thumb Blatterit (Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol nga penaltia në sfidën ndaj Sevillas, por ajo që la më shumë përshtypje ishte mënyra se si ai festoi.

Pasi realizoi nga penaltia për 3-0 dhe golin e parë të tij në këtë sfidë, Ronaldo bëri një festim të çuditshëm.

Ai bëri një festim tipik me qëndrimin sikur të një komandanti, e që ngriti në masë të madhe eufori në Bernabeu.

Ky festim vjen pas një video të publikuar ku në një universitet Sepp Blatter kishte përkufizuar Ronaldon si komandant që ndërron shpesh frizurat e tij dhe e bën liderin në fushë. Kjo video nxiti reagimin e Ronaldos që shprehu indinjatën në publik dhe nxiti një reagim të fuqishëm të gjithë komunitetit madrilen.

Shikoni videon për më shumë…