Home LAJME Federata Braziliane: Costa tradhëtar, ti hiqet shtetësia braziliane

Pasi Diego Costa zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat e kombëtares së Spanjës, ka qenë tepër i ashpër reagimi i Federatës Braziliane të Futbollit. “Ai bëri një zgjedhje vetëm për interesa financiare.

Është një tradhtar dhe nuk e meriton të mbajë shtetësinë braziliane, ndaj duhet t’i hiqet. Madje, kemi nisur procedurën për ta realizuar një gjë të tillë”, – ka thënë drejtori juridik i Federatës Braziliane të Futbollit, Carlos Euxhenio Lopez.

Edhe trajneri Luiz Felipe Scolari e ka kritikuar ashpër: “Një brazilian që pranon të luajë Kupën e Botës në vendin e tij, por me një fanellë tjetër, nuk mund të quhet brazilian. Për interesa personale, ai u ktheu kurrizin miliona bashkatdhetarëve.Ishte një zgjedhje personale, pasi e pati ftesën për të luajtur me ne”