Home LAJME Facebook blen aplikacionin për fitness

Facebook ka blerë edhe një kompani tjetër që bën aplikacione për fiskulturën, me qëllim rritjen e të ardhurave.

Grupi me bazë në Helsinki, ProtoGeo krijoi aplikacionet për lëvizjet “Movess app”, që përdoren në funksion me sensorët e një telefoni smart për të mbikëqyrur aktivitetin fizik dhe për të matur kaloritë e djegura.

Blerja i mundëson rrjetit social depërtimin në tregun e teknologjisë shëndetësore. Blerje të tjera të bëra së fundmi nga grupi i Mark Zuckerberg përfshijnë kompaninë e mesazheve WhatsApp dhe prodhuesin e kasketës virtuale Oculus.

Facebook nuk bëri të ditur se sa pagoi për ProtoGeo, që ka më pak se 10 punonjës, por besohet se kuota ka qenë vetëm një fraksion i çmimit që ka paguar për kompani të tjera më prestigjoze.

Konkretisht, ai pagoi 2 miliardë dollarë për Oculus VR dhe shpenzoi 19 miliardë për WhatsApp.