Home LAJME EuroNikel: Filloi pagesa e kreditorëve në FENI industri

132613270

Më shumë se 100 kreditorë të Feni Industri janë në proces të pagesës, marrëveshjet janë nënshkruar dhe tanimë janë bërë pagesat e para, ndërsa kreditorët e fundit të mbetur janë në proces të dorëzimit të kërkesave të tyre deri te EuroNikel, thonë nga kompania e cila menaxhon me kombinatin.

“Pasi që EuroNikel i rifilloi kapacitetet e prodhimit dhe filloi me sukses me prodhimtarinë në fabrikë, tani ndërmerr hapa strategjike, afatgjatë, investuese për stabilitetin, avancimin dhe zhvillimin e kompanisë. Me këtë, EuroNikel vazhdon në rrugën për dalje më të shpejtë të Feni industri nga falimentimi përmes ristrukturimit të organizuar”, porositin nga EuroNikel.

Drejtori për Maqedoninë i EuroNikel Gerasim Kujunxhiev është shprehur i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me bankat dhe kreditorët e tjerë, me çka, siç theksoi, konfirmohet angazhimi i tyre dhe planet serioze dhe afatgjatë si investitor në kombinat.

“Deri më tani kemi përgatitur më shumë se njëqind marrëveshje me kreditorët, ndërsa me të tjerët çdo ditë jemi në kontakt, me qëllim që t’i përshpejtojmë pagesat. Prioriteti ynë kryesor është kompletimi i kërkesave të kreditorëve dhe dalja e FENI-t nga procesi i falimentimit”, tha Kujunxhiev.

Qëllimi i GSOL dhe Euronikel porosit Markos Kamhis, drejtori i GSOL, kompania amë e Euronikelit, është shfrytëzimi i të gjitha diturive dhe ekspertizës, të cilat i posedojnë si investitor i pranuar dhe me përvojë në industrinë e metaleve, si dhe me burimet financiare dhe kapacitetin operativ, ta vërtetojnë statusin e FENI-t si prodhues strategjik në vend si dhe lider në industrinë e feronikelit në Evropë dhe më gjerë.