Home LAJME Eurointegrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë – temë e takimit mes Osmanit dhe...

133730365

Anëtarësimi në BE është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe vendet mundet të japin mbështetje të ndërsjellë në këtë proces, ka theksua zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani në takimin me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) Osmani në takim ka theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të shihet si përgjigje në ballafaqimin me sfidat me të cilat përballet Unioni dhe se integrimi i tërësishëm i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO është i domosdoshëm.

“Ai theksoi se duhet mbështetje nga fqinji ynë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, posaçërisht periudhën e ardhshme, duke shtuar se pret mbështetje nga Shqipëria edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në rajonin dhe strategjinë Adriatik-Jon. Zëvendëskryeministri Osmani, gjithashtu e theksoi hapjen e Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve në Tiranë, edhe si një mundësi për përforcimin e bashkëpunimit mes të rinjve në rajon”, njoftoi SÇE.

Bashkëbiseduesit janë dakorduar se fillimi i projektit të parë infrastrukturor për lidhje energjetike të të dy vendeve në vlerë prej 12 milionë euro në suaza të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor është sinjal i qartë se rajoni bashkërisht vepron drejtë tejkalimit të sfidave.

“Njëkohësisht u theksua bashkëpunimi i suksesshëm në suaza të IPA Programeve për bashkëpunim ndërkufitar, me shpresë e shfaqur se në suaza të thirrjeve të ardhshme për projektet e reja do të hapen mundësi të reja për rrjetëzim dhe partneritet për projekt të përbashkët nga të dy anët e kufirit. Osmani dhe Reka shfaqën shpresën për fillim të mundur të negociatave për inkuadrim në BE, sepse në këtë mënyrë të dy vendet do të mund të këmbejnë përvoja dhe informacione për procesin”, informon SÇE.