Home LAJME Është sulmuar ish ministri i Shëndetësisë Todorov

133720006

Ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot në mesditë është sulmuar fizikisht para Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MPB-ja informojnë se në polici është denoncuar se në orën 12:05 fizikisht është sulmuar ish ministri në rrugën “Divizioni 50″ para Ministrisë së Shëndetësisë. Tani për tani nuk kanë informacione nëse është shtënë me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një person.

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot në orën 12:30 u paralajmërua pranim-dorëzimi i funksionit ministër i Shëndetësisë mes Nikolla Todorovit dhe Arben Taravarit.