Home LAJME Është humbur një i moshuar 80-vjeçar nga fshati Shemshovë

Është humbur një i moshuar 80-vjeçarë nga fshati Shemshovë i komunës së Jegunovcit. Familja Aliti njofton se anëtari i familjes së tyre Alimurat Aliti i lindur më 5 Prill të vitit 1935 është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia e tij në fshatin Shemshovë të martën në orët e hershme të mëngjesit gjegjësisht në orën 8.00 dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Familja Aliti për rastin në fjalë ka njoftuar edhe policinë e Tetovës,dhe gjatë ditës së djeshme e kanë kërkuar pothuajsë në të gjithë atarin e fshatit Shemshovë përfshirë këtu edhe fushat e këtij fshati mirëpo pa sukses andaj dhe apelojnë deri tek të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informacion, ose e kanë parë diku rastin ta paraqesin në stacionin më të afërt policorë ose të paraqiten në numrat e telefonit 071-496-702 dhe 075-329-120.