Home LAJME Erjon Braçe i përgjigjet Baton Haxhiut: Je një turp i gazetarisë dhe...

Reagon deputeti socialist Erion Braçe ndaj Baton Haxhiut. Ky i fundit pasi zhvilloi një aktivitet lobiist për miellin të cilin e kontrollojnë manjatë nga Kosova të cilët qëndrojnë prapa Baton Haxhiut, u fut në polemikë me Braçen. Pas një teksti të Haxhiut të botuar në media të ndryshme ku ky i fundit i fyen rëndë jo vetëm Braçen por edhe kolegët e tij gazetarë nga Kosova, vjen përgjigja e Braçes të cilën po e japim në vijim.

Reagimi i Braçes:

Baton!!

Te korruptosh eshte e ndyre, shume e ndyre;rrenon nje komunitet, nje qytet, nje shoqeri, nje vend, nje komb!!

Per kete do me vinte turp ti perdorja germat e gjuhes shqipe!

Eshte rasti me i ndyre ku mund te perdoresh germat e shqipes qe mund te te ndodhe.

Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat kete.

Je pjese e nje grupi te tere qe ka kthyer median ne makinen me te madhe qe korrupton ne Kosove e ne Shqiperi. I ve gjoba politikes e arketon parate nga biznesi qe perfiton nga politika qe i nenshtrohet gjobvenies.

Vetem kete dini te beni!! Gazetari jo!!

Nese e juaja quhet gazetari, atehere te tjere njerez qe kane sakrifikuar cdo gje per te thene te verteten, vecanerisht kunder trafikut te influences, konfliktit te interesit, korrupsionit ne nivelin me te larte vendimmarres, ne Kosove apo ne Shqiperi, jane pasqyra ky ju dukeni rraca me e poshter qe egziston diku.

Sa per thellesi mendimi e dije, njohuri edhe per ceshtjen ku ti ishe angazhuar ne formen moderne te lobimit klientelist, mos u mundo me; ka njerez ne keto ane qe e dine shume mire se cdi ti e cdi une! Lere se i ben te qeshin.

Megjithate, kemi kohe te flasim per kete dhe po ta them, kam qe ne dhjetor te 2013 qe degjoj, lexoj, mesoj, provoj lidhur me te. Dhe duhet ta dish, une nuk e perdor miellin dhe as blihem e shitem me miell e per miell. E tregon qarte te menduarit e vepruarit kete.

Pikerisht per kete, nuk jam bere hic pishman per ckam shkruar, jo ne profilin tim (te kerkoj ndjese qe se kam bere ne Frangaj all inclusiv-Klan, Abc, Shkumesi, Lapsi, Penda, Kallamarja, Ushtria, Reklama, banka etj), por ne statusin e nje djali te cilin e respektoj shume per cka shkruan here pas here. Ja qe zakonisht je dhe teresisht i pa informuar.

Kaq per sot!!

Per miellin qe shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi se shpejti, pa mbajtur anen e kujt ne kete biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit te shendetshem te femijeve ne kete vend.

Natyrisht jo per Batonin!! Asfare per te.

Ky vend duhet te ndryshoj shume duke luftuar korrupsionin, klientelizmin, konfliktin e interesit dhe interesat qe rrenojne publiken per te pasuruar nje grusht njerezish qe ne Kosove e Shqiperi kane nje tipologji: pasurohen nga favoret e politikes!!

Aaaaa po me dole ketu Baton, do kthehem serish,sic kur ti i sherbeje gjithkujt qe kishte e ka akoma pushtet e ka bere deme te pashembullta ne Kosove e ne Shqiperi.