Home SPORT Ergys Kaçe e Amir Abrashi në “lupën” e Lazios

Kush është tifozi që ‘qëndisi’ flamurin gjigant shqiptarSfida e “Qemal Stafës”, Shqipëri – Zvicrës e luajtur në kryeqytet të premten e kaluar është ndjekur nga afër nga dy specialistë të Lacios, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, që kanë patur për detyrë të vëzhgonin dy futbollistë të rinj kuqezi, Ergys Kacen dhe Amir Abrashin. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv I klubit roman, Igli Tare, u kishte prenotuar një biletë për në stadium dy vartësve të tij, për të krijuar një ide më të qartë rreth cilësive të dy lojtarëve, që tashmë janë gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

Në fakt pak ditë më parë mediat greke zbuluan se e ardhmja e Ergys Kaces, pas problemeve që ka patur kohët e fundit te Paoku, do të jetë në Serinë A, ndonëse emri I skuadrës italiane nuk u bë I ditur. Me sa duket është Lacio ajo që kërkon të përfitojë nga situata e 20-vjecarit, talenti i të cilit ra në sy edhe në përballjen e dyfishtë të fazës play-off të Championsit Shalke – Paok. Sa i përket Abrashit, Lacio e ka ndjekur prej kohësh ecurinë e 23-vjecarit, I cili është pjesë e rëndësishme e formacionit të Grasshopers. Gjithsesi është herët për të folur për një transferim të dy lojtarëve kuqezi te Lacio, aty ku luajnë edhe tre shqiptarë të tjerë, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha.