Home TEKNOLOGJI Erdoğan i dhuron një monedhë pesëshe ari fëmijës nga Afrika – FOTO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i dhuroi një monedhë pesëshe ari vogëlushit Ömer, fëmijës së çiftit Abdurrezzak Djama dhe Ajshe Ahmed të cilët i njohu gjatë vizitës së tij në Xhibuti, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan i cili u njoh me çiftin gjatë vizitës së tij në këtë vend në muajin janar dhe i cili me dëshirën e familjes i vendosi emrin Ömer, i ka dërguar familjes si dhuratë për lindjen e fëmijës një monedhë pesëshe ari.

Ambasadori i Turqisë në Xhibuti, Hasan Yavuz, i cili i ka dorëzuar fëmijës Ömer dhe familjes dhuratat e dërguar,a në një fjalim ai tha se: “Po përjetojmë gëzimin e dorëzimit të dhuratave të dërguara nga Presidenti ynë Erdoğan për fëmijën Ömer dhe familjen e tij”.

Ndërsa nëna Ajshe ka pohuar se: “Jemi shumë të gëzuar. E falënderojmë shumë dhe dërgojmë përshëndetjet tona ndaj Presidentit të Turqisë Erdoğan dhe bashkëshortes së tij Emine. Ata na nderuan dhe na lumturuan shumë”.

– Admirimi i familjes nga Xhibuti për Erdoğan-

Çifti Abdurrezzak dhe Ajshe nga Xhibuti ka tre fëmijë, njëri prej fëmijëve quhet Erdoğan, ndërsa vajza e ka emrin Emine.

Babai, Abdurrezzak Djama, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar historinë e vendosjes së emrave të fëmijëve të tij: “Duke ndjekur lajmin në lidhje me Davos në televizor vërejta reagimin e Erdoğan ndaj presidentit izraelit Shimon Peres. Në atë kohë ishte viti 2009 dhe unë isha beqar. I dhashë fjalën Allahut ‘se nëse një ditë do martohem dhe nëse do të kem fëmijë do t’ia vendos emrin Erdoğan’. Pasi u bëra me djalë i vendosa emrin e Erdoğan dhe vajzës, emrin e bashkëshortes së tij, Emine”.

Abdurrezzak, duke vënë në dukje se Ömeri është fëmija i tretë, thekson se duke e ditur që Erdoğan dëshiron që çdo familje në Turqi të ketë 3 fëmijë ai shprehet se: “Edhe ne në Xhibuti realizuam dëshirën e Erdoğan për 3 fëmijë. Njëri nga dy fëmijët ka emrin Erdoğan, tjetri të bashkëshortes së tij, ndërsa fëmija i tretë e ka emrin Ömer që ia vendosi vetë Erdoğan”.