Home LAJME ELEM do të publikojë tenderë për furnizimin e pajisjeve për xehetari dhe...

106011002

SHA ELEM do t’i publikojë thirrjet publike për furnizimin e pajisjeve për minierë për “REK Bitolla” dhe për ndërtimin e sistemit për ngrohtore në Manastir, Novaci, Logovardi dhe Mogillë në vlerë prej rreth 80 milionë euro, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hristian Micskoski.

Thirrja publike për furnizimin e pajisjeve për minierë për gropimin e thëngjillit në vlerë prej 34 milionë euro, të siguruara prej punës vijuese personale të kompanisë, do të publikohet sot, ndërsa për ndërtimin e sistemit për ngrohtoren në Manastir, me vlerë prej 46 milionë euro prej të cilave 7 milionë mjete personale, ndërsa 39 janë siguruar me hua përmes bankës KfV, për të cilin të gjitha procedurat e nevojshme do të përfundojnë nesër.

“Këto dy projekte janë investim i madh për rajonin e Pellagonisë dhe vlerë e shtuar e madhe për SHA ELEM. Me furnizimin e pajisjeve për xehetari në mënyrë dramatike do t’i zvogëlojmë shpenzimet e punës së kompanisë dhe do të krijojmë vlerë shtesë më të madhe të produktit tonë final. Me ndërtimin e ngrohtores për Manastir me mundësi për kyçjen e komunave fiqnje Novaci dhe Mogillë do të shfrytëzohet uji i nxehtë në procesin e prodhimit të energjisë elektrike në “REK Bitolla” për ngrohjen e shtëpive të qytetarëve, por edhe për ngrohjen e serave bujqësore. Ky projekt jo vetëm se në mënyrë të volitshme do të ndikojë në të ardhurat e kompanisë, por do të kontribuojë për komoditet më të mirë të jetesës së qytetarëve dhe për zvogëlimin e ndotjes në Manastir”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se me furnizimin e pajisjeve për xehetari nuk do të ketë nevojë për angazhimin e kooperantëve të jashtëm për mihjen e qymyrit, që, siç tha, kushtonte shumë.

Ai pret që furnizimi i pajisjeve të reja për xehetari për “REK Bitolla” të kontribuojë për zvogëlimin e çmimit prodhues të energjisë elektrike