Home LIFESTYLE Ekziston video inçizim ku Grupi i Kumanovës rrah një funksionar në Maqedoni

Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI) posedon video-material në të cilin pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë incizuar duke rrahur një funksionarë të qeverisë së Maqedonisë-së, thonë për “Lajm” burime nga Prishtina.

Burimet tona thonë se në këtë video-incizim dëgjohen edhe “selame” të ashpra të cilat pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ua dërgojnë funksionarëve tjerë të BDI-së, duke përfshi edhe kryetarin e kësaj partie, të cilët i akuzojnë për tradhti.

Incizimi është bë 2-3 javë para konfliktit në Kumanovë, kur edhe është rrahur funksionari në fjalë. Për këtë arsye ekzistojnë edhe supozime se aksioni i policisë në Kumanovë, në fakt ka qenë për të mbrojtur funksionarët e BDI-së.

Ndryshe, burimet tona e përmendin edhe emrin e funksionarit të BDI-së, për të cilin thonë se është rrahur nga “grupi i Kumanovës”, por ne nuk do të publikojmë emrin e tij deri në zgjedhjen e “prokurorit special”, për shkak se sistemit gjyqësor në Maqedoni nuk i beson as vetë ministri i drejtësisë, Adnan Jashari. Pas dajakut të marrë, funksionari në fjalë ka qëndruar në spital një javë rresht.

“Lajm” do të vazhdojë tentimet për të siguruar këtë video material dhe për ta publikuar atë në opinion. Në ndërkohë ju sjellim videon që tregon luftën e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, dy anëtarëve të shquar të Grupit të Kumanovës, në vitin 2001.