Home LIFESTYLE Ekstradimi i Ballist Morinës, ministrja serbe jep deklaratën e parë dhe të...

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe te ndershëm” për Ismail Morina-Ballisti, pas lajmit se Gjykata e lartë kroate konfirmoi vendimin për ekstradim, të dhënë më herët nga gjykata e shkallës se parë.

Lajmin e ka publikuar Blic, sipas te cilit ministrja thekson: “Duhet të theksoj se spekulimet e medias që nuk do të jenë një gjyq i drejtë ose se nuk do të kenë kushtet e duhura në paraburgim, janë të pasakta”, tha ajo. Ajo kujtoi se në raportet e fundit të të gjitha institucioneve përgjegjëse që vizituan burgun në Serbi, deklaruan se ne to nuk ka tortura dhe se gjendja e të burgosurve është përmirësuar dhe krahasuar me vitet e kaluara. “Gjykatat serbe mund të ofrojnë një gjykim të drejtë dhe të ndershëm,” përfundoi Kuburoviq.

“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviq! Një deklaratë e çuditshme, kur gjithë kombi shqiptar, e dinë se çfarë drejtësie ka nga Serbia shoveniste!