Home LAJME Ekspertët druajnë për sulme të reja kibernetike

133694390

Autoritetet në botë tentuan që gjatë fundjavës t’i zbulojnë fajtorët për sulmet e mëdha kibernetike, që e penguan punën e shumë fabrikave, spitaleve, dyqaneve dhe shkollave.

Ekspertët për siguri kibernetike theksuan se virusi ka përfshirë mbi 200.000 shfrytëzues prej më shumë se 150 vendeve.

Druhet se përhapja e virusit mund të shkaktojë pakënaqësi të reja sot, kur njerëzit do të kthehen nga vendet e tyre të punës.

Ekspertët presin edhe versione të reja të virusit, duke shtuar se tani për tani nuk dihet lartësia e dëmeve të shkaktuara nga sulmet fillestare.

Ndërkohë, kompania “Majkrosoft” e akuzoi Qeverinë amerikane se ruan kode soufteriuke të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerët.

Kryetrari i “Majkrosoftit” Brad Smit e konfirmoi konkluzionin deri te i cili erdhën shumë hulumtues se për sulmin e fundit masiv hakerik është shfrytëzuar instrumenti i krijuar nga Agjencia amerikane për siguri kombëtare, që është lëshuar në internet në prill.