Home LIFESTYLE Ekskluzive: Ndryshime në kryesinë e KF Shkëndija Tetovë

Menaxhmenti i klubit të futbollit Shkëndija në krye me Nebi Mustafin dhe Lulzim Imerin kanë dhënë dorëheqje nga klubi bëjnë të ditura burime të sigurta të portalit Shqipmedia. Pas ndeshjes me Aberdeen, KF Shkëndija do të emëroj bordin e ri të udhëheqjes në krye me Fali Ramadanin ( foto lart ) menaxherin e njohur të futbollit në Evropë me prejardhje nga Tetova.

Ibrahim Ramadani do të jetë personi i cili do të ngarkohet nga menaxheri i famshëm Fali Ramadani që të menaxhojë klubin në Tetovë.

Përndryshe transferimet e fundit të lojtarëve në Shkëndijë janë kryer nga Fali Ramadani, respektivisht transferimi i Ferhan Hasanit-Buba dhe Besart Ibraimit.

Pos Shkëndijës Agjencia sportivë të cilën e udhëheqj Fali Ramadani me seli në Gjermani ka menaxhimin edhe të klubit të futbollit Partizani nga Beogradi./Shqipmedia